MENU
klinika

“BalkanFEST 2020”

Festivali i të gjitha “ngjyrave” nis në Prizren

17.10.2020 - 15:59

       Festivali multietnik i këngëve tradicionale “BALKANFEST” do të mbahet këtë vit në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, me videotransmetim të drejtpërdrejtë në televizionet lokale dhe televizione të tjera, si dhe në platformat sociale.

Festivali do të mbledhë interpretues nga të gjitha komunitet e Republikës së Kosovës.

Sipas organizatorëve, festivali organizohet tradicionalisht për të pestën herë, ndësa këtë vit, do të organizohet në një format shumë më të gjerë dhe me një numër më të madh të interpretuesve të këngëve tradicionale, nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Vlen të përmendet se të gjitha komunitetet në Kosovë (boshnjak, shqiptar, goran, turk, serb, rom, ashkali, egjiptian) do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit.

Festivali synon të promovojë, ruajë nga harresa dhe të paraqesë këngë tradicionale, por edhe llojllojshmëritë dhe vlerat kulturore të Republikës së Kosovës, si dhe të vendeve të Ballkanit”, sikur bëjnë me dije mediet në vend.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit