MENU
klinika

Prodhim i Shqipërisë, Kosovës dhe...

‘Cirku fluturues’, 3 çmime në festivalin ndërkombëtar

18.10.2020 - 13:26

Filmi i metrazhit të  gjatë  ‘Cirku fluturues’, me skenar dhe regji të Fatos Berishës, është  fitues i 3 çmimeve në  edicionin e 7 të festivalit Dea Open Air International Film Festival që  sapo përfundoi në Tiranë.

Filmi është  fitues i çmimit kryesor ‘Filmi më  i mirë i metrazhit të  gjatë’, si dhe çmimin për aktorin/aktoren më të mirë që shkon për grupin e aktorëve: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Mucaj dhe Shpëtim Selmani.

Po ashtu, filmi mori edhe çmimin e Jurisë së Medias.

‘Cirku fluturues’ është bashkëprodhim i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veirut, me producente Vjosa Berisha dhe premirën botërore e kishte në Tallinn Film Festival në Estoni, në nëntor 2019.

Këto çmime në Shqipëri vijnë menjëherë  pas çmimit ‘Grand Prix du Jury’ që filmi mori në War on Screen International Film Festival në Francë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit