MENU
klinika

Dy investime madhore!

Nga Shkodra në Berat, 20 mld euro investime

08.10.2020 - 11:29

Shqipëria ka firmosur online me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), marrëveshjet e investimeve për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit online është shprehur se mirëpret investimet nga BERZHI, duke theksuar se ai do të luajë një rol të madh në këto investime.

Dy investime madhore! Kryeministri Rama ndan lajmin e mirë: Me Presidentin e BERZH dhe ambasadorin Soreca firmosëm marrëveshje të rëndësishme

“Nuk dua të marr më shumë nga koha juaj. BERZI do të luajë një rol mjaft parësor në këtë lidhje ecuri të mëtejshme Shqipëri BE. Nënshkrim i marrëveshjeve të infrastrukturës turistike është pjesë e saj përveç rrugëve. Ky program është mjaft i mirëpritur sepse përfshin një paketë të plotë të riparimeve të zonave të trashëgimnisë. Siç kemi rënë dakord më parë Shkodra Vlora Korça Fier Berat. Le të vijojmë nga fjalët dhe fjalimet e bukura të shkrimet. Jeni më shumë të mirëpritur çdo herë që doni të vini”, tha Rama.

Rama ka theksuar se rol të rëndësishëm në këtë proces ka pasur edhe BE. Ai tha se Bashkimi Evropian ka njoftuar për një paketë investimesh tepër ambicioze për Ballkanin Perëndimor, rreth 20 miliard euro. Por që Shqipëria të përthithë para nga kjo paketë, do të duhet ekspertiza e BERZH.

“Ka një angazhim të jashtëzakonshëm nga BE dhe komisioni për të na ndihmuar Shqipërinë dhe rajonin mbështetur në vizionin e një tregu të përbashkët rajonal, për të investuar në vëllime të tilla që mund të ndryshojnë tërësisht peisazhin duke u investuar te transporti.

Shpresoj se hekurrudha Tiranë Durrës të jetë pjesë e një rrjeti të madh hekurudhor. Sa i takon aspektit digjital siç ju e përmendët. Kjo është diçka për të cilën mendoj se të gjithë duhet të bëjmë çështë e mundur për ta nxitur.

Energjia pastaj, për ta përmbyllur pastaj me atë që nisëm. Në raport me energjinë jemi në një linjë të mirë.

Duke vendosur theksin te gazi dhe energjia diellore dhe ajo hidrike ne mund të ndihmojmë edhe të tjerët që dalë ngadalë të mos përdorin më qymyrgurin.

Ne kemi nevojë për ekpspertizën tuaj sepse tashmë kemi një sfidë dhe na duhet të kemi projekte të mira, që të përmbyshim standartet e vendosura nga Be”, shtoi ai.