MENU
klinika

Mbyllja e restoranteve, bareve dhe muzeve

Franca dhe Gjermania përgatiten për ashpërsim të masave kundër Covid

28.10.2020 - 10:21

Franca dhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, po përballen me normat më të larta të infektimit prej kur ka shpërthyer virusi.

Spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv janë duke mbushur në Evropë, meqë numri i të infektuarve është dukshëm më i madh sesa në muajt mars dhe prill, kur masat e izolimit patën ndalur hovin e virusit.

Gjermania pritet të ashpërsojë kufizimet, kur kancelarja gjermane, Angela Merkel të takohet me udhëheqësit e 16 landeve ditën e mërkurë.

Në mesin e mesave që do të shqyrtohen janë edhe mbyllja e restoranteve, bareve dhe muzeve, si dhe ndalimi i organizimeve tjera. Italia dhe Spanja janë në mesin e shteteve evropiane që janë detyruar të vendosin kufizime të reja për koronavurus, ndërkohë që Franca është duke analizuar nëse mund të aplikojë masa më të vështira.

Në kohën e rritjes së shkallës së infektimit, autoritetet ruse kanë vendosur që vendosjen e maskës ta bëjnë të detyrueshme në hapësira publike, transport publik dhe ashensorë.

Rusia renditet e katërta në botë për nga numri i infektimeve të regjistruara, 1,540,000, përfshirë 26,000 vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara, numri i infektimeve brenda ditës është duke u rritur në 47 shtete, derisa i të vdekurve në 34. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i rasteve të reja në SHBA, brenda shtatë ditëve, ka arritur në rreth 73,000./REL

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Po rritet frika se virusi përhapet tek njerëzit..."

ANALIZA: Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit?

Prof. Dr. Adrian Civici/ A del jashtë kontrollit borxhi publik?

A është zgjidhje marrja e një borxhi për të shlyer borxhet?

Përmbledhur në 11 faza kryesore

ANALIZA: 100 ditë nga alarmi i parë i COVID-19