MENU
klinika

"Le Point"

Gerard Depardieu admiron Ramën: Tip për së mbari!

02.10.2020 - 11:35

       Aktori i famshëm francez, Gerard Depardieu, ndoshta më i dashuri për shqiptarët, pas Alain Delon-it, e përshkroi Ballkanin si një vend fantastik gjatë një interviste për të përjavshmen “Le Point”.

Aktori, i cili njihet për natyrën e drejtpërdrejtë, përveçse për talentin e madh si aktor, u shpreh mes të tjerash se i pëlqen shumë Edi Rama.

I pyetur nëse e njihte presidentin francez, aktori Depardieu shprehet se Macron e kishte marrë në telefon, kur ishte në Shqipëri.

“Njoh një njeri që është për së mbari, është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë. I ngjan shumë Malkovich-it dhe pikturon, gjithashtu. Atje tek ai takova edhe një lider të Kosovës, që kishte bërë edhe burg”, – tha mes të tjerash, Depardieu gjatë intervistës.

“Ballkani po, është vend fantastik… Po Edi Rama, është vërtet tip për së mbari… Edhe pikturat e tij, janë të bukura” – u shpreh aktori.

I vendosur përballë pyetjes se “pikturat e kryetarëve të shteteve s’janë gjë…”, Depardieu u shpreh:

“Po, po këto të Edi Ramës janë ndryshe, ka edhe grafizëm, edhe njolla me gjëra të çuditshme, edhe në letër muri…”, tha aktori francez, me admirim për kryeministrin e një vendi të vogël, si Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!