MENU
klinika

Tërhiqen dy skuadra

“Giro d’Italia” rrezikon ndërprerjen nga infektimet

14.10.2020 - 14:01

Pandemia po kërcënon seriozisht zhvillimin normal të edicionit nr.103 të Xhiros së Italisë. Sot po zhvillohet etapa nr 11 e turneut të biçikletës, por që tani dy skuadra janë tërhequr nga gara për shkak të koronavirus.

Një ditë më parë u tërhoq nga turneu skuadra e Mitchelton-Scott, pasi 4 pjesëtarë të stat (1 prej të cilëve çiklist) dolën pozitivë. Ndërsa sot i ka thënë para kohe “lamtumirë” turneut edhe ekpi i Jumbo-Visma, që gjithashtu ka disa persona të infektuar nga koronavirus.

Për turneun italian të çiklizimit kjo është një humbje e madhe, pasi bie ndjeshëm numri i konkurrentëve në garë. Gjithsesi, organizatorët po respektojnë normat anti-Covid dhe të gjithë personat e infektuar aktualisht janë në karantinë.

Gara vijon normalisht, por hija e Covid-19 vijon ende të kërcënojë përfundimin e Xhiros së Italisë. Për momentin garën e famshme e kryeson Joao Almeida, por me vetëm 34 sekonda më shumë se vendi i dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN