MENU
klinika

Dita e 12-të e grevës

Gjendja shëndetësore e naftëtareve përkeqësohet!

26.10.2020 - 10:49

Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të.  Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre. Sot ishte parashikuar që të mblidheshin qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Por numri i tyre nuk është shumë i madh. Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata.

Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare.

Një prej naftëtarëve u shpreh se kryeministri duhet të ulet në takim me ta me një përgjigje konkrete mbi pikat që ata kërkojnë, rikthimin e pagave ose rifillimin e punës.

“Duke mos pasur se asnjë reagim nga shteti, unë mendoj se duhet të mbështesim çdo ditë këto nëna heroine. Kauza jonë është e pandryshuar, pagesat e prapambetura dhe rifillimi i punës. Kryeministri duhet të vi në takim me ne me një përgjigje konkrete. Ky është vendimi im” – tha një prej protestuesve.