MENU
klinika

Liga e Kombeve

Gjermania rikthehet te fitorja, por kryeson Spanja

10.10.2020 - 21:40

Pas tre barazimeve radhazi, dy në Ligën e Kombeve dhe një në miqësore, Gjermania është kthyer te fitorja, duke mposhtur 2-1 Ukrainën në transfertë. Pesë pikë për Gjermaninë, por kryeson Spanja me 7 pikë, teksa fitoi 1-0 ndaj Zvicrës.

Gjermania zhbllokoi rezultatin në minutën e 20′ me Ginter. Një aksion model nga ish-kampionët e botës që pas disa pasimeve të sakta në zone, Ginter e dërgon topin në rrjetë. 0-1 mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën, Gjermania shënon sërish. Një kros pa pretendime nga skuadra gjermane dhe portieri Buschan nuk e kontrolloi si duhet, duke i falur topin Goretzkas, që shënoi një gol krejtësisht të papritur në 49′. Në minutën e 77’, Malinovsky ngushtoi me penallti 1-2, por vetëm kaq.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Spanja e gjeti golin në minutën e 15′ pas një gabimi në mbrojtjen e Zvicrës. Portieri Sommer pasoi drejt mbrojtjes, por një prej lojtarëve të Zvicrës e humbi topin, sepse rrëshqiti dhe Oyarzbal gjeti rrjetën për 1-0.

Spanja dominoi totalisht edhe në pjesën e dytë, por nuk arriti të shënojë golin e sigurisë. Nga ana tjetër, miqtë pak bënë për të merituar një pikë, pasi rastet ishin me pikatore. Zvicra mbetet në fund të grupit.