MENU
klinika

Këshilli Politik/ Opozita e Bashkuar: Mazhoranca ndryshoi rregullat...

Gjiknuri: Të sjellin model nga vendet e BE. Hajdari paralajmëron bojkot

01.10.2020 - 14:07

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, këmbëngulin në qëndrimet e tyre për ekspertizën e OSBE/ODIHR në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për Kodin e ri Zgjedhor.

Sipas Bylykbashit, Gjiknuri refuzoi të tërhiqej nga qëndrimi i tij, për të ndryshuar rregullat kur loja kishte filluar.

Ndër të tjera Bylykbashi thekson se nëse PS- nuk ndryshon qëndrim do të bllokojë funksionimin e Këshillit Politik dhe Reformën konsensuale zgjedhore që është kërkesë e BE, dhe një nga kushtet për hapjen e negociatave.

“PS dhe Gjiknuri ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme dhe ka ngulur këmbë që të mbajë të pandryshuar mendimin e tij të palogjikshëm që të ndryshojë rregullat ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim ti drejtohemi ODIHR për marrëveshjen e 14 janarit, por sërish u përball me refuzimin e PS-së. Ne vijojmë të qëndrojmë në këtë pozicion nëse PS- nuk ndryshon qëndrim do të bllokojë funksionimin e Këshillit Politik dhe Reformën konsensuale zgjedhore që është kërkesë e BE, dhe një nga kushtet për hapjen e negociatave. Të marrin versionin e tyre dhe tonën dhe t;ja dërgojmë ODIHR sëbashku por ai nuk e do një gjë të tillë ”, ka thënë Bylykbashi.

Ndersa përfaqësuesi i mazhorancës në tryezën për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka sfiduar Partinë Demokratike të gjejë një model të vetëm në Europë që e ka modelin e koalicioneve si vendi jonë. Atëhere, tha Gjiknuri. ky propozimi i PD do të merret parasysh dhe do t’i dërgohet për shqyrtim ODIHR. Gjiknuri deklaroi se ky kaos nuk e ndihmon stabilitetin e Shqipërisë.

“Një nga përfaqësuesit tanë nisur nga ndryshimet kushtetuese nuk pranojnë më atë lloj koalicioni që PD ka në mendje. Të qëndrojmë me kokëfortësi tek të njëjta pozicione qëllimi është shumë i qartë. Thonë ose kërko atë që dua unë ose nuk jap asnjë lloj pëlqimi. Ne kemi thënë gjej një formulim të një vendi që i do koalicionet si ne. Le të dalë dikush dhe të gjejë një vend me koalicione si ne. Ne thamë heqim këtë pikë dhe hajde diskutojmë për pragun kombëtar për disa nga parametrat që ne i quajmë shumë të rëndësishme. Ne si PS i besojmë këtij modeli. Që të shkojmë të ODIHR duhet të kemi një produkt. Ndaj i them PD më sill një ligj që është si modeli europian”

Nga ana tjeter, deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i kërkoi kolegëve të saj në opozitën parlamentare të bojkotojnë çdo seancë dhe çdo mbledhje derisa të shqyrtohet drafti i tyre.

Hajdari deklaroi se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura. Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar që ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.

“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN