MENU
klinika

Vrasje dhe krime/ Gjithë partia në burg

Gjykata në Greqi jep dënimet për anëtarët e ”Agimit të Artë”

14.10.2020 - 12:04

Drejtuesit, organizatorët dhe anëtarët e lëvizjes neonaziste greke ”Agimi i Artë” zyrtarisht një organizatë kriminale janë njohur sot me dënimet nga Gjykata në Athië.

Bie në sy se figurat më kryesore dhe zërat më të fuqishëm, si Micholiakos, Janis Lagos, Kasidiaris, Pappas apo Panagiotaros janë dënuar me dhjetëra vite burg, teksa dënime më të ulëta ka pasur edhe për anëtarë të tjerë që kanë bashkëpunuar në vrasje, plagosje, dhunime emigrantësh apo që kanë kontribuar në pjesëmarrjen në këtë organizatë.

Ndërkohë me burgim të përjetshëm është dënuar vetëm Jorgios Rupakias për vrajen e këngëtarit Pavlos Fisas.

DËNIMET PËR DREJTUESIT E AGIMIT TË ARTË

Nikos Mihaloliakos, kryetar 13 dhe 1 vit
Janis Lagos, eurodeputet aktualisht 13 vjet dhe 1 vit dhe 6 muaj
Ilias Kasidiaris 13 vjet + 1 vit
Kristo Papa 13 vjet + 6 muaj
Ilias Panagiotaros 13 vjet
Georgos Germenis 13 vjet+ 1 vit
Artemis Mattheopulos 10 vjet

Për vrasjen e Pavlos Fisas
Jorgios Rupakias
Burgim i përjetshëm + 10 vjet për anëtarësim në organizatë kriminale
Grupi tjetër pjesëmarrës në vrasje dhe organizatë, nga 5 vjet deri në 8 vjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dështimi në zgjedhjet parlamentare

Greqi/ “Agimi i Kuq” drejt kapitullimit!