Muaji tetor i është dedikuar ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave.
Ministrja Manastirliu u shpreh se janë ekzaminuar 20 mijë gra ne vit dhe synohet të dyfishohet kjo shifër.
“Janë ekzaminuar 20 mijë gra ne vit. Synojmë te dyfishojmë këtë shifër. Te shtojmë dhe përmirësoje diagnostikimet e hershme. Kemi vendosur mamografi ne 6 spitale rajonale. Këtë vit edhe ne Fier. Muaji tetor nuk mjafton. Çdo dite e vitit duhet te jete kambane alarmi”.
Nën moton: “Është koha te kujdesesh për veten”, marshimi synon rritjen e sensibilizimit ne emër te jetës dhe vijimësisë se saj. Aktiviteti zhvillohet në 12 vjetorin e fjongos rozë.
Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës.
Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.