MENU
klinika

Dita e dhjetë e grevës

Gratë naftëtare: Po na vret heshtja e Ramës!

24.10.2020 - 09:52

Gratë naftëtare të Ballshit kanë hyrë në ditën e dhjetë të grevës së urisë. Ato thonë se gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e rëndohet.

“Jemi shumë keq, po na vret stresi dhe heshtja e kryeministrit Edi Rama,”thonë naftëtaret.

Ato mbeten të vendosura për të vazhduar grevën, duke paralajmëruar se nga aty dalin vetëm të vdekura në rast se nuk marrin një zgjidhje nga shteti.

“Mos na detyroni që të sjellim edhe fëmijët këtu! Pagat janë të panegociueshme. Do të vazhdojmë grevën e urisë, që këtu dalim vetëm të vdekura,” shprehen ato.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të ndërpresin grevë dhe të ulen në dialog me të.