MENU
klinika

“BE të tregohet më e ashpër…”

Greqia dhe Qiproja kërkojnë që BE të ndalë Turqinë

16.10.2020 - 17:00

Deri më sot BE ka dështuar në përpjekjen e saj për të bindur Ankaranë të ndalojë eksplorimin në ujërat e Mesdheut Lindor ku edhe ka krijuar konflikt me Greqinë dhe Qipron.

Greqia dhe Qiproja insistojnë për një përgjigje më të ashpër të Bashkimit Evropian ndaj përpjekjeve të Turqisë për kërkimin e gazit natyror në ujërat e Mesdheut Lindor. Kërkesa u bë në një samit të BE-së sot pasi Ankaraja rifilloi operacionet me një anije studimi.

Dy javë pas takimit të tyre të fundit ku udhëheqësit diskutuan sanksionet ekonomike, BE deri më tani nuk ka arritur të bindë Ankaranë të ndalojë eksplorimin në ujërat e Mesdheut.

Turqia tha të mërkurën se ishte duke rifilluar operacionet me një anije studimi që u tërhoq muajin e kaluar.

“Unë sinqerisht shpresoj se do të jemi në gjendje të mbështesim fuqimisht dhe unanimisht Greqinë dhe Qipron kundër provokimeve më të reja të bëra nga Turqia,” u tha gazetarëve Kryeministri Slloven Janez Jansa ndërsa mbërriti në samit.

Franca dhe Gjermania thanë në fillim të kësaj jave se Turqia kishte vetëm ” 1 javë” për të rishikuar qëndrimin e saj dhe për të ndaluar provokimet por nuk pranuan të japin një ultimatum të fortë siç do të dëshironin Athina dhe Nikosia.

Udhëheqësit e BE kishin rënë dakord më 2 tetor për t’i dhënë Turqisë kohë deri në fillim të dhjetorit përpara se të shqyrtonin sanksionet ekonomike dhe Gjermaninë, e cila deri më tani ka udhëhequr bisedimet diplomatike me Ankaranë dhe dëshiron t’i japë një shans për dialog për shkak të lidhjeve të ngushta tregtare BE-Turqi.

“Do ketë një përpjekje për t’i dhënë një paralajmërim të fortë Turqisë,” tha një diplomat i lartë i BE.

Qiproja po ashtu është e irrituar që, përveç anijes turke të kërkimit në një ishull grek, Turqia ka dërguar një anije tjetër në zonën ekonomike të Qipros për të kryer sondazhe sizmike.

Qiproja anëtare e BE është gjithashtu e zemëruar që autoritetet turke qipriote kanë rihapur pjesërisht qytetin plazh të Varosha-s, një ish-zonë turistike e rrethuar dhe e braktisur që nga pushtimi turk që ndau ishullin në 1974.

“Turqia vijon me sjelljen e saj provokuese dhe agresive,” tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të enjten në Bruksel.

Turqia insiston se Greqia nuk ka të drejtë të kundërshtojë punën e saj 15 km larg nga kontinenti në Mesdheun lindor.

Në një deklaratë këtë javë, ministria e jashtme e Turqisë tha se diapazoni i aktivitetit ishte “plotësisht brenda zonës turke”.

“Është e papranueshme që të ketë kaq shumë kundërshtime ndaj vendit tonë që ka vijën bregdetare më të gjatë të Mesdheut duke vepruar kështu 15 km nga toka e saj. Dhe sipas palës greke akuzat janë të pabazuara, pa asnjë vlerë, dhe jashtë çdo të drejte ndërkombëtare.”

“Ne presim nga Greqia që të tërheqë pretendimet e saj në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare…t’i japë fund stërvitjeve dhe aktiviteteve të saj ushtarake që rrisin tensionet në Egje dhe Mesdhe dhe të hyjë në një dialog të sinqertë me ne.”

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”

Vetëm në dy javë, si rebelët morën kontrollin e Sirisë!

Çfarë pritet të ndodhë pas rrëzimit të Assad

Pazaret Putin-Trump, ja çfarë luhet në prapaskenë

Rënia e Assadit, një teori e re po qarkullon në Kremlin