MENU
klinika

Rreth 150 të dënuar janë në grevë

Greva në burgun e Peqinit/ Të dënuarit: Të hiqet burgimi përjetë

05.10.2020 - 16:41

Prej ditësh të burgosurit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin vijojnë grevën e urisë ndërsa kanë parashtruar edhe një sërë kërkesash që duan t’iu plotësohen.

Rreth 150 të dënuar në këtë burg prej ditësh refuzojnë ushqimin në shenjë revolte ndaj rregullave të vendosura në burg.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë, nga burimet brenda në burg, janë Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy kanë refuzuar të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.

Aliko dhe Balla mbahen secili në qeli të veçuar, ndërsa prej dy javësh ata kanë nisur grevën e urisë brenda në IEVP.

Kjo nismë e tyre është mbështetur edhe nga disa të dënuar të tjerë, të cilët vuajnë dënimin e tyre në sektorin e sigurisë së lartë, brenda Burgut të Peqinit.

Në këtë sektor thanë burimet mbahen të dënuarit e ashtuquajtur “VIP”, si pasojë e krimeve të rënda që ata kanë kryer dhe dënimeve të rënda të dhëna nga gjykatat.

Si nisi greva e urisë brenda në burgun e sigurisë së lartë?

Arbjon Aliko ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha në Lazarat disa vite më parë.

Ai u fut në grevë bashkë me Genci Ballën, i dënuar nga drejtësia shqiptare për rekrutim të besimtarëve për qëllime terroriste, i njohur si imami, i vetëshpallur si imami i “Unazës së re”.

Fillimisht, Genci Balla është transportuar në spitalin e burgut, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua si pasojë e moskonsumimit të ushqimit.

Pas tij, u transportua në spital edhe Arbjon Aliko. Gjendja e tyre tashmë është e stabilizuar, por që nuk heqin dorë nga revolta e nisur prej ditësh.

Të dënuarit në këtë burg pak ditë më parë i dërguan një peticion Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit z. Ruçi, Kryeministrit Rama dhe ministres së Drejtësisë me disa kërkesa, kryesoret për amnisti, rishikim të dënimeve dhe heqjen e dënimit të përjetshëm.

Çfarë kërkojnë të dënuarit?

Mbi 100 të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin i kanë dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa përmes peticionit kërkojnë amnisti dhe rishikim të dënimeve, pasi sipas tyre kanë qenë dënime maksimale të dhëna nga drejtësia shqiptare.

Sipas të dënuarve, fajtor është shteti për çdo vrasje apo krim dhe kërkojnë që dënimet të përgjysmohen dhe të hiqen ato të përjetshmet, duke i konvertuar në 20 vite. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me revoltën po kanë nisur prej ditësh edhe grevën e urisë.

Kjo ka nxitur një grup pune nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të zhvillojë një takim me disa të dënuar që kanë hyrë në grevë që prej disa ditësh.

Të dënuarit në burgun e Peqinit, u kanë parashtruar kërkesat e tyre përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë dhe shprehin me vendosmëri vijimësinë e grevës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin