MENU
klinika

Fotoja që riktheu teoritë konspirative

Gruaja në krah të Donald Trump nuk është Melanie?!

26.10.2020 - 12:41

Një fotografi e Zonjës së Parë të SHBA-ve ka shkaktuar ringjalljen e një teorie konspirative që qarkullon prej kohësh. Shumë njerëz besojnë se Donald Trump përdor një sozi për të zëvendësuar gruan e tij në dalje të ndryshme publike.

Hashtagu #FakeMelania filloi të bëhej trending në Twitter në fundjavë, kjo pasi u shfaq një foto e Melania Trump që hipte në helikopter për debatin presidencial në Nashville së bashku me presidentin. Në foto, Zonja e Parë mban syze dielli, por vëzhguesit online theksuan se buzëqeshja dhe dhëmbët e saj dukeshin shumë ndryshe nga pamja e saj e zakonshme.

Kjo teori konspirative nuk është e re. Për disa vite ka pasur spekulime se Trump punëson një njeri për të zëvendësuar gruan e tij kur ajo nuk dëshiron ta shoqërojë atë në udhëtimet e fushatës. Në të kaluarën, njerëzit kanë veçuar fotografi që tregonin se gjatësia e Melania Trump ishte e ndryshme në foto të ndryshme, si dhe elementë të tjerë të pamjes së saj.

Vetë Presidenti e ka quajtur teorinë “fake news”, por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të spekulojnë dhe të njëjtën gjë bënë edhe së fundmi, pasi fotoja e asaj që thuhet se është Melania po bën xhiron e rrjetit.

Rreth spekulimeve të ‘FakeMelania’, ka komentuar edhe regjisori i filmave, Zack Bornstein, i cili shkroi:

“E vetmja gjë që do të më mungojë nga kjo administratë është ndërrimi i Melaniave të reja, duke pretenduar që ne nuk do ta vëmë re.”

Dhe kaq u desh që njerëzit të rikthenin edhe një herë në vëmendje të gjitha Melaniat që kemi parë përkrah presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


S’pranonte të përdorte tualetin e çiftit Obama dhe refuzoi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Sekretet e Melania Trump dhe lufta e ftohtë me vajzën e Trump

Foto/ Zonja e Parë e SHBA rrëmben vëmendjen

Ushtarët francezë nuk i ndajnë dot sytë nga Melanie Trump


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?