MENU
klinika

Episodi

Hamilton i çahet goma e makinës, e ndërron vetë

21.10.2020 - 13:12

Në garat e Formula 1, sapo futet në Pit-Stop, janë 8 mekanikë dhe inxhinierë që afrohen te makina e tij për t’u kujdesur mbi gjithçka, që nga ndërrimi i gomave, deri te pastrimi i vizorit të kaskës. Po jashtë piste çfarë ndodh?

Leëis Hamilton u gjend në një moment me gomë të rënë në autostradë dhe ndaloi në një pikë të furnizimit me karburant për të ndërruar gomë. Por ajo që i çuditi të gjithë është fakti se nuk kërkoi ndihmën e askujt edhe pse do të ishin të shumtë ata punonjës që me kënaqësi si dhe kundrejt pagesës do t’i ndërronin gomën.

Kampioni e ndërroi vetë, ndoshta me ndihmën e ndonjë miku, gjithsesi, duart i bëri pis dhe nuk e pati fare problem. Përmes një postimi në rrjetet sociale, anglezi shkroi:

“Njëra prej gomave nga shpërtheu në autostradë dhe na u desh të ndaleshim me patjetër në stacion. M’u desh një minutë për ta ndryshuar, por pasi e mbarova isha përsëri në rrugë me ECQ-në time. Thjesht gjëja më e mirë të udhëtosh pa patur nevojë për karburant”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spanjolli ndez duelin që tani

Alonso: Hamilton nuk krahasohet me Schumacher