MENU
klinika

"Shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë"

Haradinaj: Njohja nga Izraeli e forcon këtë lidhje

19.10.2020 - 07:10

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, të dielën ka vizituar varrezat e hebrenjve në Prishtinë.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, ka thënë se shqiptarët gjithherë kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, dhe se njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje.

“Se shqiptarët kanë treguar kujdes të veçantë për hebrenjtë, e dëshmon edhe ky kompleks i vjetër me varret e tyre, që ruhet dhe mirëmbahet nga populli ynë. Njohja nga Izraeli vetëm sa e forcon këtë lidhje”, ka shkruar Haradinaj.

Komuniteti hebraik në Kosovë shprehet i entuziazmuar me njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Ky komunitet i vogël në numër shpreson se afrimi i Kosovës me Izraelin, do të ndikojë në zhvillim, si dhe në ruajtjen e identitetit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump flet pas marrëveshjes, zbulon çfarë i Hotit dhe Vuçiç

‘Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë’