MENU
klinika

"Ne jemi në proces dialogu, por..."

Hoti: Nuk do të preket integriteti territorial

21.10.2020 - 10:39

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka mbajtur një konferencë për media ku i është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me shkarkimin e Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të Kosovës, tha se nuk ka asnjë lidhje me ndonjë hakmarrje për arrestimin e kryetarit të Istogut Haki Rugova.

“Nuk ka asnjë lidhje ky veprim i joni me ato që i permendët.Unë i përmenda arsyet pak më herët lidhur me këtë çështje”.

I pari i qeverisë foli edhe për kërkesën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës në krijimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Hoti tha se nuk do të preket integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës.

“Ne jemi në proces të dialogut, kemi një platformë që e kemi prezantuar para qytetarëve, para mediave dhe shoqërisë civile. Dialogu do të zhvillohet me ato parime. Nuk preket integriteti territoral dhe unitar i Kosoëvs. Marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nuk ndryshohet Kushtetuta. Kushtetuta është prekur në vitin 2013. Nuk ka kompetenca ekzekutive për Asociacionin e Komunave. Nëse arrihet marrëveshja mbi këto parime ajo duhet të ratifikohet në Kuvend”.