Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka dhënë sot një lajm të trishtë.
Ai bën me dije se sot ka ndërruar jetë një nga themeluesit e PD-së, ish kryetar i PD Vlorë Bedri Shaska.
“Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike,
Në emrin tuaj, kam detyrën e hidhur të njoftoj se sot ka ndërruar jetë një nga themeluesit e PD-së, ish kryetar i PD Vlorë, mësues i nderuar, pinjoll i një prej familjeve fisnike që i kanë bërë nder Vlorës në atdhetari e dije!
Ka lënë pas një trashëgimi pune e jete që bën krenarë familjen, miqtë e shokët e tij të shumtë!
Punëtor, idealist i palodhur, i përkushtuar për vlerat e lirisë me veprimtarinë e tij në Partinë Demokratike, Bedri Shaska ishte shembulli i dinjitetit e i burrërisë!
Ngushëllime për familjen!
Qoftë i paharruar kujtimi i tij!”, shkruan Genc Deromemaj.