MENU
klinika

Analiza e CNN

Humbja e Trump do të jetë edhe humbja e Putinit!

28.10.2020 - 17:05

Në këtë periudhë katër vjet më parë, zyrtarët në Moskë po përgatiteshin, së bashku me pjesën tjetër të botës, për atë që dukej të ishte e pashmangshme: një presidencë e Hillary Clinton.

Ishte një perspektivë e zymtë për Presidentin rus Vladimir Putin në një kohë që Rusia kshte përjetuar disa skandale radhazi.

Atë verë, bota kishte mësuar rreth programit masiv të dopingut të sponsorizuar nga shteti në sportin rus. Në shtator, një hetim ndërkombëtar i drejtuar nga Hollandezët zbuloi se fluturimi Malaysia Airlines MH17, i rrëzuar ndërsa fluturonte mbi Ukrainë, ishte rrëzuar nga një raketë ruse, duke vrarë të gjithë 298 njerëz në bord. Rreth të njëjtën kohë, Rusia nisi një fushatë të egër bombardimesh në qytetin sirian të Alepos, duke vrarë qindra civilë dhe duke shkatërruar qytetin.

Një fitore e Klintonit do ta vinte Putinin në një pozitë të vështirë.

Në atë kohë, përgjigjja e Putinit ndaj sfidës ishte ambivalente. Qartësisht i alarmuar nga fitorja e parashikuar e Clintonit, ai tha se ishte absurde të thoshte që Trump ishte kandidati i tij i preferua. Në të njëjtën kohë, pirateria e Rusisë në fushatën e Klintonit në mënyrë që të mos lejonte që ajo të fitonte, u bë një nga çështjet kryesore të zgjedhjeve.

Çuditërisht, jo shumëçka ka ndryshuar tani që amerikanët votojnë katër vjet më vonë.

Ashtu si në vitin 2016, agjencitë e lidhura me shtetin rus akuzohen se po përpiqen të mobilizojnë mbështetësit e Trump përmes mediave sociale dhe agjencitë e inteligjencës amerikane pohojnë se Putini “ndoshta po drejton” një fushatë dezinformimi për të “denigruar” kandidatin demokrat.

Dhe javën e kaluar, Putin u tërhoq në negociatat mbi traktatin e ri të reduktimit të armëve START, duke thënë se Rusia ishte e gatshme të pranonte të ngrinte arsenalet e saj bërthamore në mënyrë që të zgjaste marrëveshjen. Kjo lëvizje e papritur dukej e krijuar për t’i dhënë Trump një fitore diplomatike përpara zgjedhjeve në SHBA.

Putini ka thënë se ai do të punojë me këdo që fiton Shtëpinë e Bardhë, por Moska e kupton se nuk do jetë aq rehat me Bidenin si me Trump.

Uashingtoni pritet të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë lidhur me helmimin e fundit të liderit rus të opozitës dhe kritikut të ashpër të Putinit Alexey Navalny. Kremlini me sa duket gjithashtu pret që një administratë Demokratike të ushtrojë më shumë presion mbi zyrtarët rusë dhe oligarkët e lidhur me shtetin në nivelet e korporatave dhe ato personale.

Sanksionet, vështirë se do të ndryshojnë lojën. Rusia e Putinit tashmë është mësuar me sanksionet.

Putini, nga ana e tij, kohët e fundit tregoi se nuk interesohej aspak për Perëndimin. “Unë jam mësuar me këto sulme,” tha ai. “Nuk ka asnjë efekt mbi mua”.

Publiku i gjerë duartrokiti fitoren e Trump katër vjet më parë, ndërsa zgjedhjet e SHBA në 2020 nuk kanë marrë shumë vëmendje.

Sondazhi i fundit i Levada zbuloi se shumica e rusëve nuk kujdesen për rezultatin e saj dhe 65% mendojnë se fituesi nuk do të sjellë ndryshim për Rusinë.

Gjashtëmbëdhjetë përqind mbështesin Trump, nëntë përqind mbështesin Biden, nuk është për t’u habitur duke pasur parasysh që televizioni kombëtar e portretizon Trump në një dritë pozitive dhe e paraqet Biden si një plak të majtë radikal.

Më e rëndësishmja, një fitore e Biden mund të nënkuptojë që Kremlini do të përballet përsëri me një Perëndim më të bashkuar . 

Ndërkohë që tensioni midis Rusisë dhe Perëndimit rritet, çështja kryesore e zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të vitit 2020 mbetet e pandryshuar. Nëse epoka e Trump vazhdon edhe një mandat tjetër, do të jetë një fitore për Putinin në lojën e tij me shumën zero me Perëndimin.

Nëse Trump mposhtet, do të jetë një humbje edhe për Putinin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al