MENU
klinika

Episodi në ndeshjen City-Arsenal

I vuri dorën në qafë gjyqtares, Aguero nën akuzë

18.10.2020 - 11:48

Një episod që ka hapur shumë polemika në Angli gjatë ndeshjes mes Manchester City dhe Arsenal, që përfundoi me fitoren 1-0 të Sitizenz. Një episod që ka patur për protagonist Sergio Aguero-n.

Argjentinasi, pas një vendimi të arbitres, i është afruar anësores dhe ka befasuar telespektatorët me gjestin e tij. Aguero ka diskutuar në fillim me arbitren dhe më pas i ka vënë dorën mbi shpatulla.

Një gjest që është refuzuar nga asistentja që ia ka hequr dorën lojtarit. Episodi nuk i ka shpëtuar kamerave aq sa në fundin e ndeshjes mediat kanë pyetur Guardiola-n që ta komentonte.

Trajneri i City-t ka dalë në mbrojtje të lojtarit: “Nuk duhet të kapemi pas gjërave të tilla. Sergio është një nga njerëzit më të ndershëm që njoh. Të mos kërkojmë polemika aty ku nuk ka asnjë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bundesliga, Premier League dhe La Liga

“Poker” i Bayern, City mposht Arsenal, thyhet Real