MENU
klinika

"Ia kishim vendosur edhe emrin",

Chrissy Teigen dhe John Legend humbin fëmijën!

01.10.2020 - 10:53

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë humbur fëmijën e tyre pas disa komplikimeve gjatë shtatzënisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti në rrjetet sociale.

“Ne jemi të tronditur dhe është një dhimbje e thellë. Një lloj dhimbjeje që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë”, -njoftuan ata në llogaritë e tyre zyrtare në Twitter.

Modelja e njohur u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të dielën pasi prej pak ditësh kishte qenë në regjim shtrati dhe kishte pasur gjakderdhje prej më pak se një muaji (lexo më shumë).

“Nuk mundëm të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim fëmijës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte e mjaftueshme. Me dy shtatzënitë e para, nuk u kemi vendosur emër fëmijëve para se të lindnin, për një arsye kishim filluar ta thërrisnim djaloshin e vogël në barkun tim, Jack. Ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack luftoi aq shumë për të qenë pjesë e familjes sonë të vogël dhe do të jetë pjesë e saj, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne do të të duam gjithmonë.

Faleminderit të gjithëve që na kanë dërguar energji pozitive, mendime dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet. Ne jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm, Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por jo çdo ditë do të jetë plot diell. Në këto ditë të errëta do të pikëllohemi, do të qajmë. Por do të përqafojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë:, -shkruhej në postim.

Çifti ka dy fëmijë, Luna dhe Miles, të cilët u ngjizën përmes fekondimit in vitro (IVF). Ndërsa shtatzënia e fundit ndodhi natyrshëm, diçka që Teigen tha se mendonte se ishte e pamundur për të.

Teigen ishte rreth gjysmës së shtatzënisë dhe njoftoi pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale se kishte gjakderdhje të konsiderueshme.