MENU
klinika

"Escale" ekspozita e foto-lajmit

Ilirët e fundit në Kelmend prezantohen në Francë

28.10.2020 - 18:37

        Ekspozita “Escale” organizohet prej vitesh në Francë dhe ka si qëllim të dëshmojë realitete të ndryshme në vende të botës, nëpërmjet punës së fotoreporterëve.

Në ekspozitën e këtij viti, që mbyllet më 20 nëntor, gjeni edhe fotografi nga Shqipëria – e realizuar në Kelmend, nga fotoreporteri francez, Denis Meyer.

Ilirët e fundit

“Në Kelmend, një rajon malor në veri të Shqipërisë, jetojnë pasardhësit e fundit të popullit ilir. Mënyra e tyre e të menduarit, jetuarit dhe e të vepruarit evoluon në harmoni me natyrën, ndërsa janë pjesë e një mendimi dhe mençurie tradicionale të integruar në modernizëm. Bilanci midis njerëzve dhe natyrës, formon rendin shoqëror dhe kulturor. Ky rajon, fsheh një nga ekosistemet më të pasura të kontinentit Evropian.

Kjo trashëgimi eko-kulturore rrezikohet nga një garë e vërtetë, për ujëra blu. Mijëra kilometra lumenj, miliona njerëz dhe qindra specie, kërcënohen.”

Nga lufta për ruajtjen e ekosistemeve, përballë një bote të re të mbikonsumit dhe industrializimit, me tradita të pakta kulturore dhe familjare, te forcat thelbësore njerëzore e protestës, ekspozita “Escale – Images du Réel”, dëshmon imazhe të realiteteve në botë.

Një vend ku mund të mblidhet brezi e ri i fotoreporterëve dhe lirisë së shprehjes, “Escale” ka si qëllim të mbështesë ata që raportojnë lajme.

“Escale” synon të realizojë një takim mujor për të zbuluar, takuar, shkëmbyer, diskutuar dhe marrë kohë për të kuptuar më mirë lajmet ndërkombëtare, për t’i deshifruar ato, për të njohur profesionin e fotoreporterit.

Ekspozita e hapur në qendrën “Paris Anim’ La grange aux Belles” në Paris, do të vijojë deri më 20 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u pritën pushtuesit italianë

Foto-lajm

Nusja e Kemal Pashës së Turqisë?

Shtypi amerikan: Ataturku donte të motrën e Zogut?!