MENU
klinika

Futbolli shqiptar gati të fillojë

Kampionatet e futbollit nisin mesjavën e ardhshme?

23.10.2020 - 15:28

Takimi joformal Rama-Duka për çështjen e bojkotit të Kategorisë Superiore, duket se përfundoi me “tym të bardhë”. Të paktën kjo u la të kuptohej nga një deklaratë për mediat e presidentit të FSHF-së. “Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, – u shpreh ndër të tjera Duka.

Kjo deklaratë e presidentit të organit më të lartë të futbollit në vend, lë të kuptohet se bojkotit po i vjen fundi. Në rast se vërtetohen pritshmëritë pozitive të dala nga ky takim mes kreut te FSHF-së dhe kreut të qeverisë, atëherë plani është thuajse gati që futbolli të nisë menjëherë.

Një nga planet është që starti i sezonit të jetë pikërisht të mërkurën e ardhshme. Klubet janë gati dhe në pritje të vendimit zyrtar që do të vijë nga Liga si dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me shumë gjasa java e ardhshme i hap udhë edhe rifillimit të aktivitetit futbollistik në të gjitha kategoritë.

Ndërkohë një plan tjetër i mundshëm është që gjithçka të startojë fundjavën e ardhshme. Gjithçka pritet të konfirmohet në javët në vazhdim. Deri më tani janë humbur 7 java nga Kategoria Superiore. Gjithsesi, kampionati do të nisë nga java e parë dhe sipas gjitha gjasave deri për Krishtlindje të jenë luajtur të paktën 13 javë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF: Ligji, jo çështje numrash

Duka takon Ramën, por futbolli pa datë fillimi

Ligji i Sponsorizimit në sport

Ekspertët kundër 30%, mund të pastrohen pará

Administratori i Flamurtarit për ligjin e sportit

Idrizi: Çfarë kërkon Kokëdhima, bojkoti idiotësi