MENU
klinika

Njihuni me finalisët

Kampionati Kombëtar i Shahut 2020/ Fillon dita e parë e garës!

19.10.2020 - 09:40

Sot fillojne Finalet e Kampionatit Kombetar Individual te shahut Open dhe per femra te organizuara nga Federata Shqiptare e Shahut ne nje nga sallat e stadiumit Air ALBANIA. Kyeshte turneu i dyte i organizuar ne salle per kete vit per shkak te situates COVID. Aktivitetet e tjera ndermjet tyre dhe Gjysemfinalet 2020 FSHSH i zhvilloi online ne platformen Lichess(lichess.org)

Komuniteti shahistik shqiptar do ndjeke kte event nga datat 17-23 Tetor kte gare nepermjet mediave sociale.Organizatoret kane vendosur te mos pranojne spektatore se salle kte vit.

Garat do zhvillohen ne sistem Berger (secili lojtar luan nga nje loje me te gjithe konkurrentet e tjere).Ne fund shpallet kampion i Shqiperise lojtari/lojtarja qe grumbulon me shume pike.

Prezantojme konkurrentet ne Turneun Open

Finalisti i pare eshte Kampioni aktual dhe pjestar i ekipit olimpik te Shqiperise mjeshtri Nderkombtar Franc Ashiku me elo 2419. Ashiku perfaqesoi me sukses Shqiperine e udhehequr nga trajneri dhe kapiteni i ekipit, nje nga legjendat e shahut shqiptar IM Fatos MUCO ne Olimpiaden e fundit te zhvilluar online nga Federata Boterore e Shahut.Si gjithmone Franci eshte nga pretendentet kryesore per fitimin e kampionatit.


Finalisti i dyte eshte Mjeshtri nderkombtar Llambi Pasku, ish kampion i Shqiperise me rating aktual ELO 2412.Edhe ky perfaqesoi Shqiperine ne Olimpiaden e fundit.Llambi eshte gjithashtu nje lojtar shume aktiv online dhe pretendent per fitimin e kampionatit,nisur dhe nga forma aktuale.

Finalisti i trete.Ish kampioni i Shqiperise, dhe lojtar i ekipit olimpik qe prej vitit 2000,mjeshtri nderkombtar Dritan Mehmeti.Dritani njihet per sitilin e tij agresiv dhe luften pa kompromis duke udhehequr ekipin e Fatos Mucos ne shume perballje nderkombtare.Shume mjeshtra te huaj e njohin si lojtarin me stilin me “sulmues” te te gjithe koherave shqiptar.Dritani nese ndjehet i motivuar mbetet pretendend per fitimin e kampionatit. Koeficienti Elo 2378.

Finalisti i 4 eshte Zino Veleshnja.Elo 2287.I riu nga Berati perfaqesoi per here te pare Shqiperine ne Olimpiaden online te zhvilluar ne Gusht 2020. Gjithmone 1 lojtar i pergatitur nga ana teorike.Do jete e veshtire perballja me te per cdo konkurrent.

Finalistja e peste Klean Shuqja, si Kampione e Shqiperise per te Rinj fiton nje vend ne Finalet e Kampionatit Kombtar 2020. Nxenesja e trajner Shkelqim Celes ka perfaqsuar Shqiperine ne disa gara nderkombtare me sukses.ELO 1838.

3 Finalistet e tjere vijne nga Gjysemfinalet Online 2020.

Ata jane Zamir Kaci (Elo 1914), Erjon Harusha (Elo 2033) dhe Elvis Kola (Elo 2033).

Do ndiqet me interes perballja e tyre ne finale me konkurrentet e tjere.Thuhet se shahu online eshte ndryshe nga shahu ne tavoline. Mbetet per tu pare. Gjate diteve ne vazhdim do mundohemi tju percjellim zhvillimin ksaj gare,me prestigjozen e shahut shqiptar. Gara do gjykohet nga Kryegjyqtar Kristaq Andoni me gjyqtar FA Toni Didi.

Suksese pjesemarresve!!