MENU
klinika

Infektohet me Covid-19

Kampionia olimpike përlotet, rezulton pozitive

16.10.2020 - 16:04

Nën ditët e fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 disa sportit të famshëm. Pas Cristiano Ronaldos dhe Valentino Rossit, edhe Federica Pellegrini rezultoi pozitive për koronavirus. Është vetë kampionia italiane e notit, ajo që e dha njoftimin përmes një “storia” në Instagram.

“Më falni për fytyrën time, por sapo mora lajme të këqija. Dje nuk kreva dot stërvitje, sepse kisha shumë dhimbje. Pasi erdha në shtëpi, pasdite, filloi të më dhimbte fyti. Padyshim që nuk shkova më në pishinë. Sot pasdite bëra tamponin dhe rezultati është pozitiv.

Pra, jam pozitiv me Covid-19. Më vjen shumë keq, sepse të hënën më duhej të largohesha për në ISL, në Budapest, ku duhej të garoja. Gjë që, me pak fjalë… më duhej dhe dua ta bëj. Por, sigurisht, nuk do të ndodhë kështu.

Më vjen shumë keq për gjithçka: për veten, sepse e kisha filluar vitin mirë, po stërvitesha fort dhe mezi po prisja të zhvilloja një sezon normal në vend të asgjësë…Dhe ja, duhet të ndalem përsëri. Nuk di, duhet të qesh apo të qaj?!

Megjithatë, siç mund ta shikoni, kam qarë deri tani. Tani do të përpiqemi të marr anën e ndritshme të kësaj historie, edhe pse më penalizon fort tani. Le t’i bëj këto 10 ditë karantine sa më të këndshme në shtëpi…”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionia olimpike dhuron 72 mijë euro

Notarja shet sendet e saj, të ardhurat për spitalin