MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Kastriot Dermaku debuton me gol te Lecce

21.10.2020 - 19:51

Kalimi nga Serie A në Serie B, nga skuadra e Parmës te Lecee, duket se i ka bërë mirë. Mesfushori me tipare mbrojtëse i Kombëtares që në ndeshjen e parë ka shënuar gol për ekipin e ri.

Shtalarti shqiptar në ndeshjen ndaj Cittadella-s. Menjëherë që në debutim, Dermaku ka gjetur rrugën e rrjetës. Ai ka shënuar golin e parë për Leccen, në minutën e 47’, kur skuadra e tij ishte duke humbur 2-0.

Pasi Dermaku hapi serinë e golave, për Leccen shënoi edhe Coda në minutën e 64’, për të barazuar shifrat. Kështu, Dermaku me golin e tij shmangu humbjen e skuadrës, që ndodhet në vendin e tetë në renditje, larg ambicies për t’u rikthyer në Serie A.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN