MENU
klinika

Gjesti i kampiones olimpike

Kelmendi shet medaljen olimpike për bamirësi

26.10.2020 - 15:51

Majlinda Kelmendi ka nxjerrë në shitje medaljen e saj të fituar në Olimpiadën e “Rio 2016” në Brazil dhe të gjitha paratë e fituara do të shkojnë për blerjen e materialeve mjekësore dhe medikamenteve për fëmijët e prekur me tumor në Kosovë.

Kampioni e botës në xhudo është një nga figurat më të njohura të sportit në Kosovë, por edhe një nga njerëzit më frymëzues për të rinjtë dhe jo vetëm. Së fundmi ajo ka vendosur të bëjë një gjest të madh për të ndihmuar fënijët kosovarë të sëmurë.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e tij në jetë. Për këtë arsye unë kam vendosur të nxjerr në shitje Medaljen e Artë që kam fituar në Lojërat Olimpike të Rios në Brazil. Shitja e saj do të sjellë të ardhura të mjaftueshme për ilaçe, të cilat do t’i vijnë në ndihmë fëmijëve kosovarë që janë të sëmurë me tumor.

majlinda kelmendi-konica.al

Ju ftoj të gjithëve që të bëheni si unë dhe të dhuroni sadopak për organizatën ‘Care for Kosova Kids’, në mënyrë që të gjithë të kenë një shans në këtë jetë. Shuma që ju do të dhuroni do të dyfishohet nga Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijët kosovarë do të shërohen falë ndihmës tuaj”, – shprehet Kelmendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN