MENU
klinika

Fondi prej 28 miliardësh për investim në Shqipëri!

“Kemi një plan”, kryeministri Rama bën apelin e rëndësishëm nga Gjermania

18.10.2020 - 10:52

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sot thirrje nga Gjermania kompanive që të ndihmojnë në zbatimin e një investimi prej 28 miliardësh, për energji, infrastrukturë dhe digjitalizim.

“Europa do të martohet me ne, por s’na flet”, Rama bën deklaratën e fortë për BE nga Gjermania dhe zbulon bisedën konfidenciale me Macron: Një shtëpi nuk funksionon nëse…
“Investuesit po bëhen gjithmonë e më të interesuar që të bëhen pjesë e rrugëtimit tonë, për shkak të legjislacionit mjaft të favorshëm dhe për shkak të bukurisë së vendit. Ne jemi mjaft të mirë pozicionuar për sa u takon burimeve natyrore.

Jemi i vetmi vend që furnizohet me energji të pastër. Ka një plan i cili u prezantua nga Komisioni javën e kaluar, i cili është një fond prej 28 miliardësh për investim në energji, infrastukturë dhe digjitalizim, është një mundësi e mirë, një shans i jashtëzakonshëm për t’u përfshirë kompanitë evropiane, apo gjermane, për t’u përfshirë, për të ardhur në rajon, e për të ndërtuar autostrada, infrastrukturën energjetike, atë të gazit-sjellësit, sigurisht edhe infrastrukturën digjitale. Shpresoj fortë që do të gjejmë mënyra me qeverinë dhe kompaninë gjermane që do të na ndihmojë për të zbatuar këtë plan. Nëse ky plan do të zbatohet rajoni do të jetë në një pozitë krejt të ndryshme në dekadën e ardhshme”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN