MENU
klinika

“Mbeti aty për të mos dalë kurrë më!”

Klea dhe Elgiti po na sjellin projektin më perlë të vjeshtës!

08.10.2020 - 16:21

E kush tha që nënat nuk i bëjnë të gjitha?

Klea Huta na e ka vërtetuar se ndonëse është një mami e re dhe duhet të kujdeset për të voglin e saj, karriera nuk mund të anashkalohet.

Pavarësisht se ka 4 muaj që solli në jetë Kridin, aktorja është kthyer shumë shpejt në krye të detyrës duke na premtuar shumë surpriza, mes të cilave edhe një këngë.

E si duket, tashmë ky projekt muzikor po bëhet gati.

Klea ka postuar orët e para të mëngjesit një video nga studioja muzikore, ku shihet teksa po regjistron krah Elgitit.

Në sfond po ashtu dëgjohet edhe pak nga kënga e re që pritet të publikohet së shpejti e me siguri do jetë refreni i kësaj vjeshte.

Në një postim pasardhës, ajo shpehet se ka 4 vite që e ka punuar këtë këngë, që siç tregon Klea zë një vend të veçantë tek ajo dhe nuk mund t’ia besonte askujt tjetër veç partnerit.

E emocionuar për atë që do sjellë, moderatorja bukuroshe thotë se kjo këngë do na shoqërojë në makinë, vozitjet me shi dhe kujtimet e vjeshtës.

Ky projekt e rikthen Klean në muzikë pas dy vitesh. Kënga e fundit e publikuar prej saj është “Bla bla bla”.