MENU
klinika

"Ligji aktual lë vend për abuzime"

Kodi i ri Penal: Dekriminalizohen disa vepra dhe shtohen të tjera

02.10.2020 - 15:58

Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal. Një grup ekspertësh po punon për prezantimin e draftit final ndërsa detajet e para të nismës u bënë më dije nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi.

“Arnimet” ndër vite të Kodit Penal duket se nuk kanë dhënë rezultate ndaj së shpejti vendi do të ketë një kod të ri. Drafti paraprak i hartuar nga ekspertët do të diskutohet edhe me grupet e interesit ku parashikohet dekriminalizimi apo ndryshimi i disa veprave dhe shtimi i disave të tjera.

Nisur nga rastet kur kriminaliteti goditet në qendër të tij, ne kemi bërë të detyruseshme, dënimet plotësuese që lidhen konfiskimin apo mbylljen e biznesit që vënë aktivitetit në shërbim të krimit. Kemi menduar që konfisikimi i detyrueshëm jo për t’ia lënë në dorë opurtinitetit të gjykatave. Plagosja e lehtë nga pakujdesia është një vepër e cila, është dnëuar me gjobë dhe vazhdon të qëndrojë në Kodin Penal si një prej mënyrave si vepër, ku ne mendojmë se duhet ta heqim nga trajtimi si Penale,” – u shpreh Arben Rakipi, drejtor i shkollës së Magjistraturës.

Për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ky kod do të eliminojë boshllëqet ligjore për abuzimet që janë kryer deri më tani në vendimet e gjykatave.

Ky draft i ri synon adresimin e problematikave serioze që vijnë si rezultat i paqartësisë dhe boshllëqeve të dispozitave ligjore, të cilat janë bërë shkak për interpretime abuzive në vendime gjyqësore. Ky Kod synon reflektimin e vendimeve të shumta të Gjykatës Kushtetuese dhe atyre unifikuese të Gjykatës së Lartë, të cilat shpesh herë kanë dhënë vendime për shfuqizimin e disa neneve të ndryshme të Kodit Penal, të cilat janë gjetur prej saj në kundërshtim me dispozitat kushtetuese,” – deklaroi ministrja Gjonaj.

Pas diskutimit me grupet e interesit gjatë muajve tetor dhe nëntor, kodi i ri penal pritet të kalojë në Kuvend për miratim në fund të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Përgjegjshmëria ime maksimale, s’mund të sillem..."

“Kodi Penal kishte boshllëk të qartë”, Meta sqaron dekretin