MENU
klinika

"Në muajin dhjetor do shqyrtohen Ndryshimet Kushtetuese"

Kodi Zgjedhor/ Venecia refuzon kërkesën e Metës

27.10.2020 - 20:40

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u të dhënë një opinion për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Përmes një letre drejtuar presidencës, Komisioni i Venecias ka refuzuar kërkesën e tij për ta trajtuar çështjen me procedurë urgjente.

I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ”Kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur, e ndikuar nga koha e shkurtër e mbetur para seancës së ardhshme plenare dhe të kompleksitetit të çështjes, për të mos autorizuar procedurën urgjente”, thotë Venecia.

Ndryshimet në Kod Zgjedhor Komisioni shton më tej në letër se opinioni do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor.

Prandaj, opinioni do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias“, thuhet në letër.