MENU
klinika

Takon krerët e politikës dhe vetingut

Komisioneri Oliver Varhelyi nesër në Tiranë për investimet e BE

06.10.2020 - 10:34

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.

Vizita e zyrtarit të lartë është në vazhdën e takimeve që ai pritet të zhvillojë këtë javë në rajon, ku do të prezantojë raportin vjetor dhe planin ekonomik/të investimeve të WB6 (Iniciativa e Ballkanit Perëndimor 6).

Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter.

Varhelyi pritet të takohet me krerët e politikës në vend, kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryeopozitarin Lulzim Basha si dhe trupën e vettingut në kuadër të reformës në drejtësi. Të mërkurën, zyrtari i lartë i BE do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.