Ditën e sotme vendi ynë ka marrë nota pozitive në lidhje me progresin e saj në demokratizimin e vendit dhe zbatimin e ligjit, ku në progres raportin 2020 nga Komisioni Europian vlerësohet se vendi është shumë pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian për pjesëmarrjen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Ka qenë komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i cili paraqiti raportin në mbledhje duke vënë theksin se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat e saj për të arritur anëtarësimin e plotë në BE.
“Shqipëria ka ndjekur me insistim rrugën e reformave dhe autoritetet shqiptare vazhdojnë të tregojnë se janë të përkushtuara në realizimin e tyre. Shqipëria ka bërë një progres të madh dhe është shumë afër plotësimit të të gjitha kushteve për arritjen e realizimit të të qenit pjesë në Konferencën e parë ndërqeveritare. Është shënuar një progres i jashtëzakonshëm me Reformën elektorale me Marrëveshjen e Nënshkruar me 5 Qershor dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE –ODIHR. Po vazhdohet me implementimin e reformës në Drejtësi, po ashtu po vazhdon edhe Lufta kundër krimit të organizuar. Janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit. Shqipëria gjithashtu duhet të vazhdojë me reformat e saj edhe në periudhën pre zgjedhore”, tha Varhelyi. Duke folur për Kodin Zgjedhor, Varhelyi u shpreh: ‘Dua ta shikoj procesin me sytë e mi, do ta gjej një zgjidhje nga terreni’