Ditën e djeshme Partia Demokratike Durrës votoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Të gjithë kandidatët në listën prej 28 emrash do të vijojnë procesin në fazën tjetër. Dega e PD Durrës shkruan në Facebook se pjesëmarrja në votime ka qenë e lartë.
Në përfundim të dhënat e votimit janë:
Numri i anetareve me të drejtë vote: 3075 anëtarë
Pjesëmarrja në votime: 2253 anëtarë ose 73,2 %
Lista me kandidatët e konfirmuar:
1. Ardian Muka
2. Arjan Dedej
3. Arlind Boshku
4. Armand Teliti
5. Artion Bajramaj
6. Blerina Reçi
7. Dejana Burgia
8. Edlira Devolli
9. Edmond Hoxha
10. Enri Ceno
11. Erald Dervishi
12. Erzen Laçi
13. Fatbardha Kadiu
14. Florid Shazivari
15. Gazmend Oketa
16. Igli Cara
17. Ivo Jorgoni
18. Manjola Luku
19. Merita Danovelli Çela
20. Mirela Shala
21. Nasild Alikaj
22. Neritan Golja
23. Oerd Bylykbashi
24. Pëllumb Berisha
25. Redi Myshketa
26. Riselda Kalia
27. Sokol Kapedani
28. Xhorxh Aleksi
Ajo që bie në sy janë emrat e atyre që ishin distancuar nga PD si njerëz të Sokol Olldashit. Igli Cara dhe Armand Teliti tashmë kanë hyrë në garë të propozuar nga anëtarësia e PD.
Që të dy, në periudha të ndryshme kanë udhëhequr PD e Durrësit e që të dy kanë arritur nga një fitore dhe nga një humbje.Teliti fitoi në 2005 zgjedhjet politike por humbi në 2007 bashkinë e Durrësit.
Cara fitoi në 2009 por humbi në 2013. Gjithashtu në PD u rikthye Gazmend Oketa pas një eksperience në partinë e BamirTopit.
Duket se përzgjedhja e 27 emrave ka qenë e kujdesëshme për të mos krijuar të pakënaqur.
Do të votohet ndryshe nga herët e tjera. Këtë radhë do të votohen emrat që nuk i pëlqejnë anëtarësisë.
Në bazë të një llogaritje paraprake duhet që një kandidat të marrë më pak se 630 vota që të qëndrojë në garë.
Megjithatë kjo do të varet nga numri i votuesëve ditën e nesërme. Por 20 % në dorë të kryetarit të partisë mund ti turbullojë sërish ujrat.