MENU
klinika

Nga The Economist

Konflikti Azero-Armen, një imazh i së ardhmes së luftërave

11.10.2020 - 15:43

Një flotë dronësh me kosto të ulët turq po dëmton mbrojtjen armene…

Forcat e armatosura të Azerbajxhanit ishin duke luftuar për Nagorno-Karabakh-un por kjo nuk i pengoi ata të linin mënjanë helikopterët dhe tanqet dhe të krijonin një klip muzikor heavy metal mbi luftën ku tregojnë forcën e tyre ushtarake dhe armët, shoqëruar nga një montazh sulmesh dhe bombardimesh.

Një video muzikore e cila do bënte sens për konkursin e këngës në Eurovision dhe është pjesë e një përpjekjeje prapanike nga qeveria e korruptuar dhe autokratike e Azerbajxhanit për të mbledhur njerëzit rreth betejës që filloi më 27 shtator. Besohet se qindra persona, shumica e tyre ushtarë, tashmë kanë vdekur.

Luftimet e sotme janë më të këqijat që nga viti 1994, kur forcat etnike armene pushtuan Nagorno-Karabakh-un dhe rrethinat azerbajxhanase pas një konflikti që shkaktoi dhjetëra mijëra të vrarë dhe një milion njerëz u zhvendosën nga vendbanimet e tyre për t’i shpëtuar vdekjes. Azerbajxhani deklaron se ka zaptuar një duzinë fshatrash në rrethin Jabrayil, një nga shtatë që rrethojnë Nagorno-Karabakh-un.

Bombat thërrmuese të Azerbajxhanit kanë goditur Stepanakert, kryeqytetin e provincës së shkëputur. Forcat armene kanë bombarduar Ganja-n, qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit. Të dy palët duket se kanë përdorur raketa balistike dhe disa raketa kanë përfunduar në Iranin fqinj.

Thirrjet për armëpushim nga Amerika, Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndërkohë, Turqia ka nxitur Azerbajxhanin të vazhdojë mbrojtjen e saj dhe i ofroi aleatit të saj mbështetjen e pakushtëzuar. “U themi vëllezërve tanë azerbajxhanas“, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më 5 tetor, “se do qëndrojmë pranë tyre në luftën e shenjtë deri në fitore.”

Mbështetja ka qenë më shumë se retorike. Provat po rriten se Turqia ka dërguar qindra mercenarë sirianë për të luftuar për Azerbajxhanin. Video të sirianëve në vijat e frontit po qarkullojnë në mediat sociale. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi, thotë se 72 prej tyre tashmë kanë vdekur në luftime.

Përdorimi i mercenarëve tregon vështirësinë në mobilizimin e të rinjve të Azerbajxhanit për të luftuar për një rajon të vogël, malor të populluar nga armenë etnikë e cila humbi 30 vjet më parë. Në Armeni, përkundrazi, burra të të gjitha moshave, madje edhe pa njohje ushtarake, janë regjistruar për të luftuar.

Siç thotë Thomas de Waal, një ekspert i Nagorno-Karabakut, “kombësia e Armenisë dhe pavarësia e saj janë të pandara nga Nagorno-Karabakh-u. Është Jeruzalemi i Armenisë”. Për Azerbajxhanin, humbja e Nagorno-Karabakh-ut ishte traumatike. Qeveria e saj tani po përpiqet të rifitojë krenarinë e saj kombëtare me ushtari, shton z. De Waal.

Milicët, duelet e artilerisë dhe sulmet me raketa i refereohen një mënyre të vjetër të të luftuarit. Por suksesi i Azerbajxhanit kundër forcave më profesionale armene buron nga blerja e armëve të teknologjisë së lartë nga Rusia, Turqia dhe Izraeli.

“Edhe pse numri i përgjithshëm i armëve të rënda armene dhe azerbajxhanase tani është pak a shumë i barabartë”, vëren Pavel Felgenhauer, një analist rus i mbrojtjes, “ushtria e Azerbajxhanit krenohet me një avantazh armësh më të përparuara teknologjikisht.”

Është p.sh. Haropi, një “municion lëkundës” bërë nga Izraeli që në thelb është një dron kamikaz, i aftë të fluturojë në mënyrë të pavarur për orë të tëra para se të përplaset në një radar, ose të kthehet pas pa shpëthyer.

Në 2016 Harop goditi një autobus plot me përforcime armene. Edhe sot këto armë janë në përdorim dhe pamjet janë siguruar edhe në video.

Kjo është befasuese. “Ekspertët besonin se dronët nuk do të luanin një rol të madh në luftërat ndër-shtetërore, pasi ato janë të dëmtueshme nga zjarret,” thotë Ulrike Franke e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme. Kjo ndoshta është e vërtetë në luftërat që përfshijnë fuqi të mëdha si Amerika, Kina dhe Rusia. Por është e gabuar në konflikte më të vogla.

Kur Turqia filloi një sulm në Sirinë veriore në shkurt, ajo përdori dronët e saj tb2 për të shkatërruar qindra automjete të blinduara siriane. Kjo masakër po përsëritet në Kaukaz. Azerbajxhani ka rrëzuar në mënyrë metodike një pjesë të madhe të mbrojtjes ajrore armene, ka shkatërruar artileri dhe forca të blinduara duke përdorur flotën e saj të dronëve, tb2.

Taktikat turke dhe azerbajxhanase tregojnë për një lloj të ri droni. Dronët bëjnë një ndryshim veçanërisht të madh për vendet me forca të vogla ajrore, thekson Franke.

Avionët luftarakë janë të kushtueshëm për t’u blerë, mirëmbajtur dhe përdorur; kjo është arsyeja pse Armenia dhe Azerbajxhani kanë vetëm 52 mes tyre. Tb2, që kushton disa milion dollarë dhe nuk ka pilot, është i menaxhueshëm. Në Siri dhe Libi, disa nga tb2 të Turqisë u rrëzuan nga prodhimi rus Pantsir s1, një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër.

Vlera e dronëve nuk është vetëm potenciali i tyre shkatërrues, por edhe aftësia e tyre për të dokumentuar vrasjet. Të dy palët në konflikt kanë publikuar pamje të dronëve duke shkatërruar tanqet e armikut. Ata kanë mësuar nga Turqia, e cila shfaqi sulmet e saj ajrore në Siri dhe Libi.

“Turqit janë mjeshtra të propagandës”, thotë Aaron Stein i Institutit të Kërkimit të Politikës së Jashtme. “Ata bëjnë një punë të shkëlqyer duke përdorur këto imazhe dhe duke i futur ato në mediat sociale.”

Kamerat me definicion të lartë të tb2 i japin Azerbajxhanit një avantazh në këtë garë. Fitimi i një lufte propagandistike mund të jetë opsion i mirë për të fituar një luftë të vërtetë.

Përkthyer dhe përshtatur nga the economist/ F.H, konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”