MENU
klinika

Dyshimet e para të policisë

Korçë, familjarët gjejnë pa shenja jete 46-vjeçarin

06.10.2020 - 09:43

Gjendet i vdekur një burrë në Korçë.

Sipas burimeve mësohet se një 46 vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është vetëvarur mengjesin e sotëm në banesën e tij në lagjën 15 të qytetit të Korcës.

Mësohet se 46 vjecari është gjetur i pajetë nga familjarët e tij ndërsa kanë qënë vëllai i tij, ai që ka njoftuar policinë.

Menjëherë pas sinjalizimit policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet ndërsa ende nuk dihet se përse ky shtetas ndërmori këtë akt.