MENU
klinika

Heqja e taksave për biznesin e vogël

Korçë, lehtësim për rimëkëmbjen nga pandemia

11.10.2020 - 11:28

Nga janari i vitit që vjen bizneset me xhiro vjetore nën 14 mln lekë nuk do të paguajnë as tatim fitimi dhe as TVSH pas vendimit të qeverisë për zerimin e tyre. 

Ashtu si në gjithë Shqipërinë, janë me mijëra biznese ne Korçë të cilat pas vështirësive të shumta për shkak të pandemisë po punojnë për t’u rimëkëmbur ndaj çdo lehtësim u jep dorë për të përballuar më lehtë situatën.

Me një përllogaritje të thjeshtë, ky biznes deri në vitin 2029 do të paguajë gati 8 mln lekë të vjetra më pak. Kjo vlerë jo vetëm e lehtëson por i shërben për ta zhvilluar pak më tepër biznesin me synimin për të punësuar më shumë njerëz.

Këtu ne Zonën Këmbësore të Korçës është përqendruar një numër i lartë biznesesh ashtu si edhe ne Pazarin e Vjetër apo çdo pjese tjetër te qytetit dhe jo vetëm, që do të përfitojnë nga ky vendim i qeverisë nga janari i 2021 deri ne vitin 2029.

Reagon Universiteti i Tiranës: Humbje e madhe! Iu prenë në mes ëndrrat

22-vjeçarja nga Kolonja vdiq me Covid-19

Ishte e intubuar në Infektiv

22-vjeçarja humb betejën me COVID-19

Drejtuesja dhe punonjësit me COVID-19

Mbyllet edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec