MENU
klinika

Sekretarja infektohet me COVID-19

Koronavirusi ‘futet’ në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër

12.10.2020 - 07:12

Sekretarja e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër është infektuar me koronavirus.

Për këtë arsye, edhe puna në këtë gjykatë është pezulluar, ndërsa i janë marrë tamponët edhe 7 punonjësve të tjerë, të cilët kanë qenë kontakte të afërt me sekretaren.

Ditën e nesërme pritet të bëhet edhe dezinfektimi i ambienteve të kësaj gjykate, ndërkohë që Gjirokastra regjistron 57 raste aktive.