MENU
klinika

Së shpejti rikthehen masat për COVID-19?

Kosova drejt karantinës, paralajmëron ministri i Shëndetësisë

27.10.2020 - 19:40

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmëruar qytetarët se mund të ketë rikthim të kufizimeve për shkak të situatës me COVID-19.

Ai tha se do të rriten kontrollet në institucionet lokale dhe qëndrore, ndërsa shtoi se situata epidemiologjike nuk po shkon ashtu siç duhet, pas shtimit të numrit të rasteve në javët e fundit.

“Do të kemi harmonizim dhe rritje të kontrolleve në shumë drejtime por duke filluar  edhe në institucione lokale dhe qendrore. Do ta shohim nëse ka nevojë për masa shtesa dhe kufizime. Situata epidemiologjike nuk po shkon mirë dhe ne po mundohemi që ta ulim dhe ta menaxhojmë mirë. Kërkesa jonë do të jetë edhe për policinë dhe inspektorët që të vazhdojnë edhe më tutje”, tha ai.

Ministri paralajmëroi se nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mund të ndërmerren masa të reja.

“Po e shihni se interesimi jonë është parandalimi i kësaj situatë dhe në momentin që kemi shtrirje atëherë duhet të ndërmarrim masa. E keni parë identifikimet dhe e keni parë që Prishtina po prin me raste”, tha Zemaj.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!