MENU
klinika

2,332 raste aktive me koronavirus

Kosova përballë pandemisë

27.10.2020 - 08:36

2.332 raste aktive me COVID-19 regjistrohen aktualisht në Kosovë. Deri më tani shënohen 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë me koronavirus. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.150 raste.

Një ditë më parë u tha se Ministria e Shëndetësisë ka filluar të shqyrtojë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.