MENU
klinika

Nuk kaloi dot Vettingun

KPK shkarkon gjyqtaren e Apelit të Korçës, nuk justifikoi pasurinë

12.10.2020 - 10:32

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës, Etleva Temo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë gjyqtaren, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Temo u krye nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Olsi Komici relator dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Branko Hrvatin.

Temo ka qenë pjesë e trupës së bashku me Mimoza Margjeken dhe Olsi Xhavellen për të ndryshuar masën e sigurisë për Orion Balin. Po ashtu mësohet se Temo është gjyqtare dhe ne procesin ‘Shullazi’, e caktuar nga KLGj.