MENU
klinika

Dita e 12 e grevës së naftëtarëve

Kreu i sindikatë dërgohet me urgjencë në spital

09.10.2020 - 09:04

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve ka përfunduar në spital, kur greva e tyre e urisë ka hyrë sot në ditën e 12 të saj. Raportohet se Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit.

Në gjendje të vështirë shëndetësore mësohet se ndodhen edhe 9 grevistë të tjerë. Ditën e djeshme, grevistët mbyllën dyert dhe nuk pranuan as mjekët e as mediat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kaloni tre paga, pastaj negociojmë"

“Nuk duam lëmoshë”, naftëtarët apel shtetit