Inxhinierët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçuset (MIT) kanë ideuar dhe realizuar një maskë që filtron dhe çaktivizon koronavirusin, duke zvogëluar rrezikun e infektimit.
Sipas Sci-Tech Daily, maska ??është e ripërdorshme dhe përfshin një rrjetë bakri të nxehtë, e cila funksionon me një bateri.
Sipas hulumtimit, rrjeta dhe temperaturat e larta çaktivizojnë grimcat virale të virusit, ndërsa ajri qarkullon vazhdimisht në rrjetë drejt personit që mban maskën.
Kjo lloj maske është sidomos e dobishme për punonjësit e kujdesit shëndetësor ose për njerëzit që në punën e tyre e kanë të vështirë të ruajnë distancimin social.
“Ky është një koncept krejtësisht i ri. Kjo maskë nuk e bllokon virusin, në të vërtetë. Ajo lejon që virusi të kalojë nëpër maskë, por ngadalëson ndjeshëm dhe e inaktivizon atë”,- tha Michael Strano, një nga profesorët e MIT.
Strano vuri në dukje se maskat që njerëzit mbajnë tani i mbrojnë ata nga infektimi, por askush në të vërtetë nuk mendon për çaktivizimin e virusit dhe sterilizimin e ajrit.
“Kjo më befasoi”,- shton ai.
Studiuesit po planifikojnë të fillojnë testimin për maskat shumë shpejt, pasi ato tashmë kanë filluar ndërtimin e prototipave.