MENU
klinika

Lajçak: Partneri në negociata është...

“Kryeministri është palë e dialogut në Bruksel”

17.10.2020 - 13:32

Lajçak ia bën me dije Thaçit se Kryeministri është palë e dialogut në Bruksel

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë ka thënë se partner në negociata është kryeministri Hoti dhe deklaratat e Thaçit që nuk duhet të themelohet Asociacioni i ka quajtur deklarata për konsumim lokal.

Lajçak i cili pas vizitës në Prishtinë ka qëndruar në Beograd është shprehur se ka mësuar që të mos u kushtojë vëmendje deklaratave të atyre që nuk janë pjesë e dialogut. I pyetur se me kënd jeni duke negociuar nga Kosova, Lajçak është përgjigjur se partner në negociata e ka kryeministrin Hoti.

“Partneri në negociata është kryeministri, është qeveria që është përgjegjëse për procesin. Kam mësuar të mos u kushtoj vëmendje deklaratave nga rajoni sepse shpesh ato janë për konsumim lokal. Çfarë është duke u diskutuar në Bruksel është e rëndësishme dhe është pjesë e dialogut”, ka thënë Lajçak./GazetaExpress

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heshtja e Hagës për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit

Avokatët: Janë të hapura të gjitha opsionet…

Serbët preferojnës ish-nënpresidentin apo Trump?

Çfarë e pret Serbinë nëse Biden fiton?

Firmëtar i Kushtetutës së Kaçanikut

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Kosovës

Heshtja e Gjykatës Speciale tregon se...

A janë konfirmuar akuzat për Thaçin?