Ndodhën dy ngjarje pasi Trump u tërhoq nga debati virtual me Biden, dhe ky vendim u mor për arsye sigurie pas infektimit të tij me koronavirus.
Donald Trump ka planifikuar një event televiziv në sallën e Bashkisë së qytetit që do transmetohet të enjten në mbrëmje njëkohësisht me fjalimin e rivalit, Joe Biden, që do mbahet në një tjetër sallë bashkie.
Kështu njerëzit do të kenë mundësinë të ndjekin “një spektakël” të përballjes midis tyre që do transmetohet edhe në ekrane por sigurisht do ketë edhe të pranishëm në sallë.
Evente të tilla erdhën pasi që u propozua nga komisioni presidencial në debat për të zëvendësuar përballjen e zakonshm të dy burrave drejtpërdrejt në një tribunë së bashku, pasi Trump doli pozitiv për koronavirus.
Vendimi për një “përballje” të tillë erdhi pasi Trump u tërhoq nga një debat virtual me Biden që u propozua nga komisioni presidencial pasi ai rezultoi me virus.
“Nuk e harxhoj kohën time në një debat virtual,” tha Trump pas marrjes së këtij vendimi ndërsa shumë menduan se ai kishte shpërdoruar kështu një mundësi për të rregulluar imazhin e tij në përballjen me kundërshtarin.
Trump mund të ketë fituar një shans për t’u përgjigjur drejtpërdrejt tek votuesit në Florida dhe Miami, në një event që do transmetohet në NBC, CNBC dhe MSNBC, dhe ku do të jetë i ftuari i gazetarit, Savannah Guthrie.
Ndërsa Biden do jetë i ftuar tek, George Stephanopoulos, dhe eventi i tij do të zhvillohet në Filadelfia ndërsa do transmetohet në ABC. Të dy eventetet do nisin në orën 20:00.
NBC u tha shikuesve sot se zyrtarët e shëndetësisë kishin thënë se ishte e sigurt për organizatorët dhe stafin e rrjetit që të bashkëvepronin me Trump në këtë event dhe po ashtu ishte në standartet e siguisë edhe pjesëmarrja e votuesve.
Programi i zgjedhjeve presidenciale 2020, u pengua pas diagnostikimit të Trump-it Covid-19, më 2 tetor dhe pas qëndrimit të tij prej tri netësh në spital.
Udhëzimet shëndetësore federale kërkojnë një karantinë dy-javore për rastet e evidentuara me Covid-19. Ndaj edhe u propozua një debat virtual mes dy rivalëve në garë në lidhje internet.
Trump, 74 vjeç dhe Biden, 77 vjeç, janë të dy në kategoritë shëndetësore me rrezik të lartë shëndetësor prej infektimit me Covid-19.
Trump nuk pranoi në mënyrë kategorike zhvillimin e një fushate virtuale në vijimësi “ Nuk është ky debati. Të ulesh pas një kompjuteri dhe të diskutosh? Është qesharake…” tha Trump.
Me Trump-in që është në disavantazh në sondazhe, analistët politikë thonë se ai duhet të gjejë një mënyrë për të ndezur garën dhe për të patur kështu një mundësi për të fituar.
Dhe me miliona votat e hershme të hedhura, pak votues janë ende të pavendosur ndaj edhe s’mjafton koha për Trump që të mund të bëjë një lëvizje të tillë.
Çfarë krijon një situatë disfavori për Trump është se formati i bashkisë, do e nxjerrë nga flluska e komoditetit të organizimeve të mëhershme të fushatave kur jepte intervistat në Fox News, nuk do jetë njësoj si kur Trump shkëlqente.
Një dalje e Trump në një bashki në Filadelfia muajin e kaluar nxorri në pah deklarata të tij që të ftuarit më tej i cilësuan si gënjeshtra të dukshme dhe madje edhe ndërprenë intervistën.
Përkthyer dhe përshtatur nga: The guardian/ F.H, konica.al