MENU
klinika

Europa League

Kumbulla debuton me gol në Europë, i jep fitoren Romës

22.10.2020 - 19:53

Titullar, 90 minuta në fushë dhe në fund gol. Nuk mund të kishte debutim më të për Marash Kumbullën në Europë me fanellën e Romës, teksa gjen rrjetën e parë, duke i dhënë edhe fitoren 1-2 ekipit në transfertë ndaj Young Boys.

Futbollisti kuqezi shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme krosimin e Mkhitaryan në minutën e 74-t dhe dërgoi lehtësisht topin me kokë në rrjetë, duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Zviceranët vendas shënuan në 14’ me Nsame dhe 1-0 përfundoi pjesa e parë. Young Boys, që në play-off eliminoi pikërisht Tiranën, në të dytën i bëri dot rezistencë Romës. Peres barazoi në 69’, ndërsa Kumbulla 5 minuta më pas.

Edhe Elseid Hysaj ishte titullar për Napolin dhe sërish në krahun e majtë. Kapiteni i Shqipërisë u zëvendësua në 59’, dy minuta pasi skuadra kishte pësuar gol në shtëpi me holandezët  e AZ Alkmaar. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund, humb Napoli 0-1.

Në ndeshjet e tjera spikati fitorja e thellë 6-2 e Leverkusen në shtëpi ndaj Nice. Arsenal fitoi 2-1 në fushën e Rapid Vienna, Benfica 4-2 në fushën e Lech Poznan, ndërsa PSV humbi në shtëpi 1-2 me Granada-n.