MENU
klinika

Serie A, Java 5

Kumbulla heroi i Romës, i heq fitoren Milanit

26.10.2020 - 22:43

Marash Kumbulla bëhet sërish protagonist i Romës. Pasi i dha fitoren ekipit në mesjavë në Europa League me golin e tij, mbrojtësi shqiptar shënon përsëri, kësaj here në Serie A, duke ndalur në barazim 3-3 Milanin brenda në “San Siro”.

Milan kaloi shumë shpejt në avantaazh, që në 2’. Zlatan Ibrahimovic ka dërguar topin në rrjetë. Meritë të madhe kishte Leao që shpiku një pasim “Alla Kaka”. Kumbulla nuk ishte i pozicionuar si duhet dhe nuk arriti ta ndalte, duke i dhënë mundësinë Zlatanit ta dërgojë në rrjetë për 1-0.

Milanit nuk i ka zgjatur shumë gëzimi, pasi Roma ka barazuar rezultatin. Ekipi verdhekuq ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 14′ me Dzekon. Më shumë se sa meritë e sulmuesit boshnjak, ishte një dalje skandaloze e portierit Tatarusano. Ai nuk studio mirë një top nga një goditje këndi dhe i dha mundësinë Dzekos të gjente golin e avantazhit për 1-1.

Sa nis pjea e dytë, Milan ka kaluar sërish në avantazh. Këtë herë autori i golit ishte Saelemaekers. Leao dogji gjithë krahun e majtë të Romës dhe nxori të vetëm para portierit Saelemaekers, që me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 2-1. Por në 71’, Roma përfiton penallti dhe Veretout barazon 2-2.

Gjithsesi, Milan nuk dorëzohet dhe insiston fitoren. Në 79’ ka penallti për Milanin. Ibrahimovic nuk fal dhe 3-2 për vendasit. Por kur u mendua se erdhi fitorja, është Marash Kumbulla që shënon për Romën, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Shqiptari gjen golin e dytë radhazi me fanellën verdhekuqe pas atij në mesjavë. Mbyllet 3-3!

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN