MENU
klinika

Dy arvanitas në Hollyvood!

Kush ishte Sten Dragoti?

04.10.2020 - 14:32

       Me origjinë nga Dragoti i Tepelenës, është një personalitet botërore në fushën artistike dhe atë të kinematografisë.

Sten ( Stan) Dragoti, regjisori i njohur i Hollivudit, është bir i një emigranti shqiptar. Ai lindi në Manhatan, më 4 tetor të vitit 1932. Fillimisht, punoi si piktor e më pas, në agjenci pioniere reklamash, si “Young&Rubicam” apo “Wells Rich Greene”, më 1966.

Më pas, do të bashkëpunonte me legjendën e ardhshme të reklamave Charlie Moss, që i çoi të shkruanin bashkë, skenarin e filmit debutues të Dragotit, “Dirty Little Billy” më 1972 – një film ‘western’ rreth viteve të hershme të të jashtëligjshmit “Billy the Kid”, interpretuar nga Michael J. Pollard.

SHE’S OUT OF CONTROL, Director Stan Dragoti, on set, 1989, (c)Columbia Pictures

Pesë vjet më vonë, Moss e rekrutoi Dragotin në fushatën “I Love New York”, me qëllim për të fuqizuar turizmin në shtetin e Nju Jorkut.

Suksesi i tij i parë si regjisor, erdhi më 1979 –ën, me komedinë romantike “Love at First Bite”, ku George Hamilton interpretonte Drakulën, i cili shpërngulet në qytetin e Nju Jorkut. Ishte një sukses i madh, duke arkëtuar 43 milion dollarë, ndërsa buxheti i filmit kishte qenë vetëm 3 milion dollarë.

Filmi “Love at First Bite”, 1979

Një tjetër nga sukseset e Dragotit ishte edhe “The Man With One Red Shoe (1985) – (Njeriu me një këpucë të kuqe(, ku interpreton aktori i njohur Tom Hanks.

Të tjerë filma që mbajnë firmën regjisoriale të Dragotit janë “Out of Control” (1989), me Tony Danza dhe Catherine Hicks, apo “Necessary Roughness” (1991), ku luan Scott Bakul.

Tom Hanks në filmin “Njeriu me një këpucë të kuqe”, me regji të Dragotit.

Bashkëshortja e dytë e Dragotit, ishte supermodelja Cheryl Tiegs, me të cilën u martua më 1970-ën. Gjatë rrugës drejt Festivalit të Filmit në Kanë, në vitin 1979, Dragoti u kap me 21 gram kokainë nga autoritetet në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani. Ai kaloi tetë javë në burg, përpara se gjyqtari ta lironte dhe të pezullonte dënimin prej 21 muajsh

MR. MOM, from left: director Stan Dragoti, Michael Keaton, 1983. 20th Century Fox Film Corporation, TM & Copyright/courtesy Everett Collection 20thCentFox/Courtesy Everett Collection PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: x20thCentFox/CourtesyxEverettxCollectionx MBDMRMO FE018

Dragoti do të shprehej se drejt drogës e kishte çuar mbingarkesa në punë dhe marrëdhënia jashtëmartesore që Tiegs, e shoqja, kishte me fotografin Peter Beard. “Mund të thoni, se nuk isha kaq i fortë, sa ta duroja dhimbjen” – ka thënë rreth kësaj, në një artikull për revistën “People”, në vitin 1979, Dragot.

Pas kësaj, Tiegs dhe Dragoti u divorcuan. Ajo u martua më pas, me Beard, për t’u divorcuar më vonë. Dragoti dhe Yolanda u martuan katër vite pas divorcit të tij nga Tiegs. Nga bashkëjetesa 30-vjeçare, Dragoti nuk pati fëmijë.

Si regjisor dhe aktor i Hollivudit, ai ka prodhuar filma, shfaqje televizive dhe fushata marketingu në botë. Sten Dragoti, renditet mes shqiptarëve më të njohur të Hollivudit.

Ai nuk e fshihte kurrë, dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe Kosovën, me një dobësi dhe nostalgji për vendlindjen e të parëve, Dragotin dhe Tepelenën.

Disa nga filmat e artistit me origjinë shqiptare, janë këto:

“Dirty Little Billy” (1972)

“Love at First Bite” (1979)

“Mr. Mom” (1983)

“The Man with One Red Shoe” (1985)

“Necessary Roughness” (1991)

 

Sten Dragoti u nda nga jeta, më 14 Korrik 2018.