30.10.2020 - 13:41
OFL sot është ndalur në Peshkopi dhe në Korçë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 2 të dënuarve për organizata kriminale dhe për vrasje me paramendim.
Në “sitë” janë Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”.
Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.
Siç bën me dije OFL këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.